Perfundoi Kampionati evropian I shahut

0

Me datën  16.11.2019 perfunduoi  edicioni  i 35-të i Kampionatit evropian në shah për meshkuj dhe Kampionati I  24-të në kategorinë e femrave.

Në këtë garë ,  ku morren pjesë rreth 800 konkurues , sipas kryetarit  të Federates së shahut  në Mal të Zi, Jovan Milloviq, cdo  gjë ka kaluar në mënyrë te rregullt dhe të gjithë ishin të kënaqur,  si  garuesit ashtu edhe organizatori e ketij evenimenti ,  kryetari  i Federates  Europiane te shahut, Zurab Azmaiparashvili

Per te bere kete nate edhe me madheshtore , pervec ftyrave publike te skenes tone  , ishte prezent  edhe z.Bachar Kouatly mjeshteri i madh i lojes se shahut.

Fituesi e kesaj gare ne kategorin e meshkujve ishte klubi nga Italia  “Obiettivo Risarcimento Padova”, vendi i dyte i ka takuar klubit nga Cekia “AVE Novy Bor”  dhe vendi i tret klubit nga Rusia “Mednyi Vsadnik”.

Ndersa ne kategorin e femrave vendi i pare i ka takuar klubit nga Gjeorgjia “ Nona”,  vendi i dyte  klubit nga Ukraina “Kyiv chess federation “ dhe vendi i tretë  i ka takuar  klubit nga Monako  “Cercle d`Echecs Monte Carlo

Vlen te permendet se me te sukseshmit nga klubet rajonale ishte klubi nga Maqedonia e Veriut “Alkaloid” te cilet u renditen ne poziten e katert ne kategorinë e meshkujve.

Share.