Përforcohet inspektimi i regjistrimit të turistëve

0

Sekretari për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq u shpreh se Komuna e Ulqinit aktualisht në terren për të kontrolluar objektet e banimit që merren me shërbime turistike ka 9 grupe inspektimi, pre të cilëve një grup merret me kontrollin e taksave komunale. Deri me datën 1 korrik janë vjelur rreth 200 mijë euro nga taksa e banimit, kurse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore ka pasur 110 mijë euro, çka është një rritje prej 86% në pagesën e taksës së banimit.Osmanoviq paraljmëroi masa më rigoroze ,dhe kontrolla më të shpeshta ,duke apeluar tek ata që merren me këtë veprimtari ti lajmërojnë mysafirët.

Share.