Përfaqësuesit e Qeverisë takohen me afaristët më të mëdhenj të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Podgoricë u mbajt një takim i përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe afaristëve më të mëdhenj të vendit, me qëllim të njohjes më të mirë të problemeve që e kanë goditur sektorin ekonomik nga pandemia e virusit korona. “Afaristët nuk do të ndahen më në të tonët dhe të tyrët. Qëllimi i përbashkët është përparimi ekonomik i Malit të Zi. Qeveria nuk mund të arrijë rezultate pa ekonominë dhe bizneset nuk mund të bëjnë pa ne. Jemi të hapur për të gjitha iniciativat me qëllim të mirë,” tha zv.kryeministri Dritan Abazoviq në fillim të takimit. Në takim morën pjesë edhe Ministrat Mladen Bojaniq, Jakov Milatoviq, Aleksandar Stijoviq dhe Ratko Mitroviq.  Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq, tha se në departamentin që ai drejton të gjithë afaristët do të kenë një partner të besueshëm dhe se do të jenë të barabartë . Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, kujtoi veprimtarinë  ekonomike që Qeveria bëri në 40 ditët e para.ndër të tjera, emetimin e eurobonove, të cilat, siç pretendon ai, i stabilizuan financat publike. Milatoviq shtoi se Qeveria pret që ekonomia të zgjidhë detyrimet e saj ndaj shtetit brenda një kornize dhe afati të rregullt dhe të jetë përgjegjëse ndaj nevojave të shoqërisë. Takimi i përfaqësuesve të qeverisë dhe afaristëve u zhvillua në dy grupe, me një orë secili.

Share.