Përfaqësuesit e Drejtorisë së inspeksionit vizitojnë Ulqinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune drejtorin e Drejtorisë për çështje të inspeksionit Alija Koshuta, dhe ndihmësen e tij  Vishnja Orban. Kryetari Cungu i njoftoi me përgatitjet që po bëhen për  sezonin turistik dhe kërkoi nga ata ndihmë me qëllim të mbarëvajtjes së punëve. Në takim u tha se nga 11 qershori  shërbimet e inspeksionit të kësaj Drejtorie do te jenë të vendosur në hotelin Albatros, ndërsa një përfaqësues do të marë pjesë rregullisht në  mbledhjet e këshillit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik.

Me ligjin e ri  të turizmit, mjaft nga kompetencat  tani kanë kaluar në kompetencë të policisë komunale, andaj dhe theksi i vecantë në takim u vu në  vjeljen e taksë banimit dhe paraqitjen e mysafirëve. Mbetet që në këtë drejtim të caktohen ekipet dhe  grupet që do të veprojnë në terren dhe të kërkohet dhe ndihma e Ministrisë së turizmit. Në takim u diskutuan edhe problemet me zhurmën akustike, bagëtitë  endacake,  dilerat e dhomave, taksistët ilegal, etj, probleme që përsëriten nga viti në vit. Kryetari Cungu insistoi në një koordinim të përbashkët të të gjithë organeve me qëllim të arritjes së sukseseve të dëshiruara, thuhet në kumtesën nga kabineti.

Share.