Perdorimi i simboleve kombetare duhet te jete i obligueshem edhe ne shkolla(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti I Forces se re demokratike Genci Nimanbegu gjate diskutimit ne Kuvendin e Mali te Zi lidhur me Propozimligjin mbi zgjedhjen, perdorimin dhe shfaqjen publike te simboleve kombetare theksoi se simboli I te gjithe shqiptareve eshte shqiponja dykrenare e cila per popullin tone ka nje rendesi te posacme.

Ajo cfare theksohet ne kete propozimligj eshte perdorimi I lire I simboleve kombetare per individe dhe qe Keshillat kombetare duhet te vendosin per here te pare se cilat jane festat e pakicave kombetare. Ajo cfare duhet te permiresohet ne kete propozimligj eshte se perdorimi I simboleve nacionale ne komunat ku dominon popullata e popujve pakice duhet te jete I obligueshem edhe ne institucionet publike sic jane shkollat. Ajo cfare duhet te eliminohet dhe te tregojme kapacitetin demokratik eshte heqja e denimit per perdorimin e flamurit te shtetit tjeter.

Share.