Përcillen 30 maturant

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjimnazi privat “Drita” në ambjentet e hotelit Meditran organizoi një mbrëmje festive me rastin e të cilës u ndanë dëftesat dhe diplomat për nxënësit e shkëlqyer si dhe për të gjithë maturantët që përfunduan shkollimin e mesëm. Ky gjimnaz është themeluar që në vitin 2006 ku deri tani ka përcjellur 9 gjenerata. Themeluesi i gjimanzit privat Drita Hysein Bisha tha se ky gjimnaz ka ecur me hapa të shpejt drejt suksesit falë bashkëpunimit të mirë në mes profesorëve, në mes nxënësve si dhe në mes prindërve.
Bisha shtoj se e kuptun situatën ekonomike të të gjithë prindërve me qenë se ky gjimanz duhet të paguhet, por ai ceku se janë të gjithë së bashku drejt një qëllimi, që në Mal të Zit të ekzistojë një gjimnaz I cili është vetëm në gjuhën shqipe.
Mbrëmja vazhdoj me ndarjen e dëftesave për maturantët, në mes emocioneve të përfundimit të shkollimit të mesëm nxënësit shprehen edhe emocionet e tyre për 4 vite shkollim.
Drejtori i shkollës Feizi Hoxha uroj të gjithë maturnatëve suksese në rrugën e edukimit, duke shprehur edhe emocinet positive që i fali kjo gjeneratë.
Maturantët në veçanti falenderuan edhe dy kujdestarët e dy paraleleve të viteve të katërta , professor Mirsad Markashin si dhe profesor Astrit Salaj
Ndërsa këtë falenderim profesor Markashi ua kthej nxënësve me po të njëjtat fjalë falenderuese për një gjeneratë e cila tregoj sukses në arsimimin 4 vjeçar në këtë gjimanz.
Gjatë mbrëmjes u shperblyen edhe nxënësit me suksese të shkëlqyer si dhe nxënësit më të mirë të gjenratave, ku nxënësja më e mirë për vitet e para u shpall Flaka Avdiu, për vitet e dyta nxënësi Rajmond Gjonaj , për vitet e treta Muhamed Bisha , ndërsa për vitet e 4 nxënësja më e mirë u shperblye Aida Rexhepi.
Nën praninë e shumë nxënësve të cilët kanë qenë pjesë e kësaj shkolle , në praninë e profesorëve dhe të prindërve maturantët e mbyllen fjalën e tyre me moton që ka ky gjimanz, sot gjimnazistët më të mirë , nesër studentet më të mirë.

Share.