Për statusin e KU të Tuzit me 14 tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e dytë të seancës së rregullt të vjeshtës, me 14 tetor  do të shqyrtojnë disa ligje me miratimin e të cilëve duhet të krijohen parakushtet për formimin e Komunës Malësia – Tuzit. Lidhur me statusin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit, janë propozuar ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, Kryeqytetit, administratës lokale dhe financimin të administratës lokale. Për këtë temë kanë biseduar edhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokratike dhe përfaqësuesit e Partive shqiptare. Kryetari i Partisë Socialdemokratike Ranko  Krivokapiq ka theksuar se shteti nuk ka respektuar në tërësi pozitën, statusin dhe të drejtat e popullit shqiptarë i cili ka dhënë kontribut të madh  në ndërtimin e Malit të Zi shumë etnik dhe shumë konfesional, për rivendosjen e pavarësisë dhe për perspektiven evropiane dhe euro atlantike të tij.

Share.