Për shkak të gabimit në llogaritje, Katniq mori 9,657 euro

0

Kryeprokurori special Milivoje Katniq mori një pagë prej 9,657 euro për dhjetorin e vitit te kaluar. Kjo shumë përfshin pagën për muajin dhjetor, por edhe dallimet e pagave për periudhën e mëparshme, për shkak se paga është llogaritur gabimisht.

 Nga periudha që ai mori këtë post  paga e tij mujore ishte  1,900 dhe paga më e lartë e tij  ishte në tetor dhe në maj 2016, kur ai mori  rreth 2.600 euro.

Katniq tha  për gazetën “Dan”, se  rastësisht ka vërejtur se  merr një pagë më të ulët,  rezultoi se  ishin llogaritur gabimisht të ardhurat.

“Kam vënë re se paga është më e vogël dhe jam interesuar se për çfarë bëhet fjalë.  Më kanë shpjeguar se paga më është llogaritur gamimisht nga marrja e detyrës në korrik të vitit 2015.

Në dhjetor, përveç pagave,  është paguar dallimi në paga për periudhën e mëparshme kur është llogaritur gabimisht, “shpjegoi Katniq.

Ai tha se kishte marrë rreth 200 euro në muaj më pak se sa ju duhet.

Share.

Comments are closed.