Për “Rivierën e Ulqinit” të interesuar edhe çekët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të Kuvendit të aksionerëve të ndërmarrjes hotelerike “Riviera e Ulqinit”, në adresë të udhëheqësisë së kësaj ndërmarrjeje dhe institucioneve tjera relevante ka ardhur një letër e tur-operatorit çek Kovo-tour plus, i cili që 20 vjet bashkëpunon me “Riverën e Ulqinit”, shkruan Vijesti.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Jiri Hajek, në letrën e dërguar shpreh pakënaqësinë për qëllimin e dhënes me qira të Rivierës, çka sipas tij është shitje në qetësi e kësaj kompanie. Ai po ashtu shpreh gatishmërinë e Kovo-tour plus që të nëpërmjet modeleve të caktuar të vazhdojë bashkëpunimin me këtë kompani, çka në rast dhënie e qira do të ishte e pamundur.

Sipas Hajek, ndërpreja e bashkëpunimit do ti kushtojë kompanisë çeke humbje prej disa milion euro, ç[r çka nuk përjashton mundësinë e padisë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit. Për marrjen me qira të “Rivierës së Ulqinit”, deri tani ka treguar interes kompania “Karisma hotels&resorts”.

Share.