Për pastrimin e ullishtës së Valdanosit nevojiten 1 milionë euro

0

Anëtarët e këshillit parlamentar për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapsinor vizituan sot Komunën e Ulqinit, dhe në kuadër të kësaj vizituan edhe ullishtën e Vladanosit. Gjatë kësaj kohe ata u shoqëruan edhe nga zyrtarët më të lartë të Komunës me të cilët u diskutua në lidhje me projektin për pastrimin e kësaj ullishte. Kryetari i këtij këshilli, Petar Ivanoviq, tha për TV Teuta se mjetet e nevojshme për këtë nuk janë të vogla dhe se do të duhet një koordinim në mes institucioneve në mëynrë që ato të mblidhen. Në lidhje me projektin për pastrimin e ullishtës do të formohet një komision i drejtuar nga kryetari i komunës Loro Nrekiq, dhe ku do të angazhohen edhe ndërmarrjet komunale. Në lidhje me procedurën e kthimit të kësaj ullishte pronarëve të mëparshëm, për çka luftojnë disa subjekte shqiptare, deputeti Genci Nimanbegu thotë se ajo gjendet në procedurë kadastrale por edhe aty ka ngecje, për çka në mes partnerëve të koalicionit po diskutohet mundësia për ndryshimin e ligji aktual.

Share.