Për Nrekiq numërimi ishte i saktë, Forca nuk pajtohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal , këshilltarët e Forcës së Re Demokratike e lëshuan mbledhjen pasi kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq nuk i lejoi që të drejtohen në lidhje me , sipas tyre, numërimin e gabuar të votimit për propozimin e  bërë nga klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve. Nrekiq për televizionin Teuta tha se numërimi i votave nga Shërbimi i Kuvendit ishte në rregull dhe se për propozimin kishin votuar 12 këshilltarë , 4 të përmbajtur dhe 7 kundër.

Sipas kësaj llogarie del se dy këshilltarë të Forcës kanë votuar pro propozimit, çka kategorkisht e mohon kretari i klubit të këtij subjekti Ardian Mavriq. Ai thotë se Shërbimi i Kuvendit nuk  i ka numëruar si duhet votat dhe kjo ishte arsyeja se pse ato e lëshuan seancën. Në lidhje me propozimin, Mavriq tha se kalimi apo mos kalimi i pikës është çështje për të cilën mund të ishte diskutuar, por nuk mund të ketë lojra me dinjitetin e këshilltarëve.

Share.