Për një javë në Sozinë kaluan gati 100.000 automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën nga 23 deri më 29 korrik,përmes tunelit Sozina kanë kaluar 99.07 mijë automjete, kryesisht vetura, tregojnë të dhënat nga kompania “Monteput”, e cila  merret me menaxhimit të këtij tuneli .

Që nga fillimi i këtij viti, tuneli ka shërbyer 1.35 milion automjete, kurse në të gjithë vitin e kaluar, 1.93 milion. Në vitin 2019 kaluan 2.83 milion kurse  në 2018 2.82 milion automjete.

Tuneli Sozina u hap në korrik të viti 2005, ndërtimi i tij kushtoi rreth 74 milion euro, nga të cilat 50 milion u siguruan nga Mali i Zi, ndërsa 24 milion u siguruan nga një hua nga Banka Evropiane e Investimeve.

Share.