Për dy vite janë ndërtuar mbi 50 hotele

Për dy vite janë ndërtuar mbi 50 hotele

0

Sezoni i kaluar turistik në Mal të Zi ka qenë shumë i mirë, sidomos post-sezoni, gjatë të cilit është shënuar rritje prej 24% në krahasim me vitin e kaluar, ka deklaruar Drejtoresha e Organizatës Turistike të vendit Zhelka Radak Kukaviçiq. Ajo theksoi se ndikim të madh në këtë ka pasur edhe zgjerimi i ofertës turistike me mbi 50 hotele të rinj të ndërtuar në dy vitet e fundit, ku më shumë se gjysma janë të kategorisë me 4 ose 5 yje. Sipas saj, kur të bëhet bilanci vjetor turistik për vitin 2018, do të jetë e qartë se kemi të bëjmë me një vit rekord.

Please follow and like us: