Për çdo student të dalluar 80 euro mujore (video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit sekretariati  për administratë dhe veprimtari shoqërore shpall konkurs për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin akademik 2014/2015. Të drejtë paraqitjeje  kanë të gjithë studentët që vendbanimin e kanë në territorin e komunës së Ulqinit, dhe që notën mesatare e ka më së paku 9-të prej vitit të kaluar të studimeve.

Kandidatët që plotësojnë kushtet për të aplikuar duhet të dorëzojnë Fotokopjen e  letërnjoftimit, vërtetimin e vendbanimit, numrin e telefonit, statik apo të celularit, dhe të dhënat e xhirollogarisë, deklaron Gjna Daboviq-këshilltare e pavarur paranë këtij sekretariati.

 

Gjer më tani kanë aplikuar 14 student të cilët sipas Zonjës Daboviq i plotësojnë kushtet, por duhet pritur datën 19 janar kurë mbyllet konkursi, që është hapur me 19 dhjetor të vitit të kaluar. Përndryshe vlerësimin do ta bëjë komisioni përkatës,më pas do të shpallen edhe fituesit e bursës.

Shuma që do të financojë komuna e Ulqinit për çdo student që i plotëson kushtet do të jetë 80 euro.

 

Share.