Për 5 vite nga institucionet publike janë larguar mbi 150 mjekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga institucionet shëndetësore në Mal të Zi prej vitit 2014 janë larguar mbi 150 mjekë, kanë njoftuar nga Sindikata e mjekëve të Malit të Zi. Arsyet kryesore për këtë ekzodus të mjekëve janë pagat e ulëta dhe qëndrimi në përgjithësi ndaj profesionit të tyre.  Pjesa më e madhe e mjekëve kanë kaluar në klinika private ose kanë hapur klinikat e veta, kurse pjesa tjetër janë larguar jashtë vendit.  Nga sindikata paralajmërojnë se ky problem do të thellohet edhe më tepër në të ardhmen, sidomos me antarsimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Share.