Për 10 ditë në Ulqin u vodhën…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rreth dhjetë ditë që kur kane njoftuar aksionin për të shtypur përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, CEDIS tashmë po regjistron rezultatet e para. Kështu, vetëm kontrolli në Ulqin tregoi se në komunën më jugore të Malit të Zi, gjatë asaj  periudhë, janë vjedhur rreth 22,000 euro energji elektrike.

“Ne i filluam aktivitetet me kontrolle në zonën e Ulqinit dhe vazhduam në Tivar dhe Budva. Përgatitjet për kontrollin u bënë në bazë të të dhënave nga sistemi AMM (sistemi i njehsorëve inteligjent) i cili lokalizon zonat kritike dhe ekipet në terren morën udhëzime nga sektorë të tjerë që përpunuan një numër të madh ankesash në lidhje me cilësinë e energjisë për shkak të konsumatorëve të paligjshëm. Bazuar në këto të dhëna, janë kryer rreth 450 kontrolle dhe për vetëm disa ditë, më shumë se 200,000 kWh energji elektrike të paautorizuar u ngarkuan vetëm në zonën e komunës së Ulqinit, “tha Ivan Stesheviq, shef i departamentit të matjes CEDIS,

Share.