PDS: Partitë e pakicave kanë treguar besnikëri ndaj Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS)e  mirëpriti vendimin e partive të pakicave për të mos hyrë në marrëveshje koalicioni me subjekte politike, duke përfshirë, siç pretendojnë ata, kundërshtarë të vendosur të interesave shtetërore të Malit të Zi.
Sipas PDS, me këtë qëndrim, ato parti treguan përkushtimin e tyre për idenë e një të ardhme evropiane dhe konfirmuan sinqeritetin e partneritetit  të ndërsjellë dhe afatgjatë .
Me qëndrimin e tyre të nderuar ndaj ofertave të pasinqerta, partitë e pakicave kanë demonstruar edhe një herë besnikëri ndaj shtetit të tyre të Malit të Zi, si dhe parime të larta politike, të cilat votuesit e tyre, si dhe gjithë publiku malazes, jemi të sigurt që do të dinë t’i vlerësojnë.”, thonë ndër të tjera nga PDS.
Share.