PDS: Oferta e Frontit drejtuar pakicave joserioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) është në kontakt të përhershëm me partnerët aktual të koalicionit me të cilët bisedon për formimin e shpejtë të Qeverisë dhe se oferta e Frontit Demokratik drejtuar pakicave nuk mund të konsiderohet serioze, pasi me pakicat brenda natës nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira, thonë nga kjo parti. Millutin Simoviq ka theksuar se rezultateve të zgjedhjeve u japin kredibilitet lëvdatat dhe vlerësimet pozitive nga adresat relevante ndërkombëtare, nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

PDS ka shënuar fitore në këto zgjedhje, thotë  Simoviq, duke shtuar se këtë parti nuk e shqetësojnë kontestimet opozitare. Ai ka përkujtuar se këto zgjedhje janë realizuar me zbatimin e plotë të legjislaturës së re zgjedhore në hartimin e të së cilës dhe në miratimin e saj dukshëm ka marrë pjesë edhe opozita.

Share.