PDS mbledh aleatët – Qeveria kalimtare dhe zgjedhjet për të dalë nga kriza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Socialistëve  mblodhi sot në selinë e saj kryetarët e subjekteve të tjera opozitare, ku si temë diskutimi ishte gjendja në vend dhe masat që duhen ndërmarrë për kapërcimin e krizës. Partitë parlamentare opozitare arritën marrëveshje lidhur me veprimet e  mëtejshme që synojnë mbrojtjen e karakterit qytetar dhe laik të shtetit dhe orientimin e tij në politikën e jashtme, i cili synon anëtarësimin e plotë në BE. Siç ttheksohet në deklaratën e PDS, gjithçka që ndodhi ditët e mëparshme, veçanërisht të dielën më 5 shtator, në Cetinë, tregoi se Mali i Zi ka një qeveri kukull, dhe se dalja e vetme nga kriza është formimi i një qeveri kalimtare që do të organizonte zgjedhjet e parakohëshme.

“Reagimi i qytetarëve të Cetinës dhe shumicës së Malit të Zi, kishte për qëllim mbrojtjen e dinjitetit të vendit. Rezistenca civile parandaloi poshtërimin shtetëror të planifikuar nga Beogradi zyrtar dhe qeveria aktuale, e cila drejtohet nga një njeri pa përgjegjësi themelore morale, personale dhe shtetërore, dhe që është i gatshëm të sakrifikojë jetët e njerëzve  me qëllim të krijimit të një “bote serbe” “, theksohet në deklaratë.

Ata vlerësojnë se situata në vend është dramatike, pandemia po merr dhjetëra jetë çdo ditë, numri i të papunëve rritet për 1000 për çdo muaj , nuk dihet se kush komandon shërbimet e sigurisë, institucionet nuk funksionojnë ndërsa kryeministri kërcënon qytetarët se represioni policor i 5 shtatorit do të përsëritet edhe në të ardhmen. “Mali i Zi ndodhet në udhëkryq midis një shteti kombëtar dhe civil, teokratik dhe laik, mesjetar dhe modern,” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Share.