PDS mbajti Konferencën Zgjedhore të Këshillit Komunal në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Socialistëve mbajti sot në Ulqin Konferencën Zgjedhore të Këshillit Komunal të kësaj partie. Në Konferencën e nëntë Zgjedhore zgjidhet këshilli prej 60 antarëve të cilët do të vazhdojnë zgjedhjen e kryesisë se partisë në muajin e ardhshëm, deklaroi për Televizionin Teuta Sead Osmanoviq, kryetar i Këshillit Komunal.

“Në Këshillin e ri Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve do të ketë më shumë femra dhe të rinjë”, u shpreh Osmanoviq.

I pranishëm ishte edhe sekretari gjeneral i partisë, si dhe partitë mike të PDS-së në Ulqin, përfundoi Osmanoviq.

Share.