PDS: Koalicioni me Partinë boshnjake nuk është në krizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i grupti parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Radunoviq, deklaroi për Pobjeda se koalicioni me Partinë boshnjake nuk është në krizë, pa marrë parasysh ngjarjet në nivel lokal në Petnjicë dhe Plavë.

Sipas tij, ky koalicion është i bazuar mbi parime programore dhe qëllime të përbashkëta, dhe nuk mund të cënohet nga mosmarrveshjet në nivel lokal. Marrëdhëniet në mes dy partive u aktuelizuan kur PDS shkarkoi kryetarin e Kuvendi t të Petnjicës Adnan Muhoviq, i cili shpeshherë kishte qëndrime të kundërta me partnerët  e koalicionit, si dhe dënimin e kryetarit të Plavës Orhan Shahmanoviq, i cili u dënua me 1 vit burgim për dëmin shkaktuar komunës prej 11.000 eurosh.

Muhoviq ka kërcënuar se shkarkimin e tij do të çojë në Gjykatën Administrative, pasi seanca  e Kuvendit , sipas tij, ishte mbajtur në kundërshtim me rregullat dhe Statutin e Komunës.”Marrëdhëniet tona janë shuë të këqija, dhe ato do të reflektohen edhe në nivel qendror”, ka thënë Muhoviq.

Share.