PDS e Ulqinit përkrah pa rezervë Gjukanoviq për kryetar partie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Ekzekutiv i PDS-së së Ulqinit unanimisht ka përkrahur Millo Gjukanoviq për kryetar të kësaj partie në prag të kongresit të ardhshëm , njoftojnë mediat bazuar në burime pranë kësaj partie. Sipas informacionve  jozyrtare, në seancën e mbrëmshme, lista e kandidatëve nga komuna jonë për anëtarësim në Këshillin Qendror të kësaj partie, e propozuar nga koordinatori për Ulqinin, Aleksandar Bogdanoviq, nuk ka marrë pëlqimin nga ky organ,  sepse gjoja nuk ishte harmonizuar me Këshilli Ekzekutiv. Një nga pjesmarrësit në mbledhje ka thënë për Vijesti se një nga arsyet për këtë ishte edhe  fakti se për disa nga emrat në listë nuk janë të sigurtë nëse janë antarë të PDS-së. Por ky njoftime ka ngjallur reagim nga PDS e Ulqinit, të cilët thonë se në mbledhjen e mbrëmshe nuk kanë diskutuar lidhur me listën për Këshill Qendror, pasi për ët njëjtën janë deklaruar më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas tyre, ky njoftim i pavereifikuar ka qëllim vetëm të ndalojë rritjen gjithnjë e më të madhe të PDS në Ulqin, thonë nga kjo parti.

Share.