PDS do të insistojë që zgjedhjet në katër komuna të mbahen në nëntor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

 Qendra e Partisë Demokratike e Socialistëve në Podgoricë do të insistojë që zgjedhjet lokale në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe Ulqin të mbahen në një  ditë me 26 nëntor të këtij viti, shkruan gazeta Dan. Për tri komuna këto do të ishin zgjedhje të rregullta, kurse në Ulqin do të mbaheshin dy muaj para afatit, për çka do të duhej miratimi i Kuvendit Komunal. Shumica e partive janë që ato të mbahen në nëntor, kurse Forca ka shprehur qëndrim që zgjedhjet të mbahen në janar sipas planit.

Share.