PDS bojkoton Kuvendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) nuk do të marrë më pjesë në punën e Kuvendit, trupave punues dhe Këshillit për reformën zgjedhore, njoftoi deputeti i kësaj partie, Danijel Zhivkoviq në konferencë për media.  Arsyeja për një vendim të tillë, shtoi ai, është sjellja arrogante e shumicës në pushtet. “Nëse ndonjë nga përfaqësuesit e shumicës qeverisëse mendon se ne do të jemi dekor në Kuvend dhe do t’i japim legjitimitet shembjes së Malit të Zi, gabohen rëndë.”  Gjatë kësaj seance, u dëgjua qartë mesazhi se jemi të gatshëm të hapim një dialog dhe marrëveshje për emërimin e personave kyç në Prokurori.  Synimet dhe ofertat tona u refuzuan dhe nuk pasur as  reagim adekuat nga BE-ja, tha Zivkoviq.   “Ne do të kemi një përgjigje të qartë për çdo përpjekje për të shembur institucionet shtetërore. Ligjet për prokuroritë ishin pika që e mbushi kupën. Mazhoranca po vazhdon me edhe me shkeljen e Kushtetutës, denigrimin e kapaciteteve institucionale dhe kolapsin e integrimit të Malit të Zi në BE,” përfundoi Zhivkoviq.

Share.