PDS: Bojkoti i opozitës nuk pati sukses

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bojkoti i opozitës në Nikshiq ka dështuar, tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Miodrag Radunoviq, duke thënë se kjo  parti pret të fitojë zgjedhjet  edhe në Herceg Novi. “Bojkoti i opozitës ka dështuar.

Prania e opozitës në këshillat zgjedhore, me legjitimitetin që i dhanë zgjedhjeve, nuk ndaloi votuesit e Nikshiqit të shrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.  Ata dolën në votime në një përqindje të lartë, duke i dhënë votën e tyre dhe mbështetjen njerëzve që kanë punuar dhe vepruar në katër vitet e kaluara,e që do të vazhdojnë të punojnë edhe  një mandat tjetër” , deklaroi Radunoviq.

Sipas tij, PDS ka arritur rezultate të shkëlqyera , me rritje të ndjeshme të mbështetjes për një jetë më të mirë për qytetarët e Nikshiqit dhe vazhdimin e integrimit euro-atlantik të Malit të Zi.

Share.