PDK mohon të ketë ndryshuar mendim për Demarkacionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat në Kosovë kanë shkruar sot se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për më shumë se dhjetë muaj e ka mbështetur Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, tani është më e rezervuar për këtë çështje.

Kjo sipas tyre, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe brenda vetë partisë. Sekretari i saj, Basri Musmurati, lidhur me këtë në një prononcim  e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se PDK e ka ende qëndrimin e njëjtë sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas tij, të gjitha këto që po thuhen nuk janë të vërteta pasi qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshuar, dhe ato janë pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Share.