PD-ja ka 50.000 euro borxh ndaj partnereve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, Këshilli Qëndror i PD-së i vuri ultimatum dyjavor Nikë Gjeloshajt dhe ASH-së për lëshimin e vendit të deputetit. Në rast mosrespektimi të këtij afati, PD-ja do ta konsiderojë këtë si shkelje të marrëveshjes dhe shkeputje të njeanshme të koalicionit nga ana e ASH-së.

Por ka edhe më tepër.

Sipas Institucionit Shtetëror të Revizionit (DRI) për vitet 2012 dhe 2013 dhe sipas burimeve të lajm.me për 2014, PD-ja e Fatmir Gjekës u ka borxh të dy anëtarëve të koalicionit, LD në MZ-së dhe Alternativës Shqiptare.

Sipas DRI-së, PD-ja në vitin 2012 ka marrë 11.103,33 EUR nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, nga të cilat, sipas marrëveshjes së koalicionit, është dashur që LD në MZ-së t’i paguhen 40% ose 4.441,32 EUR, por i janë paguar vetëm2.400,00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 3.330,99 EUR, por i janë paguar vetëm 1.800,00.

Sipas të njëjtit burim, pra DRI-së, në vitin 2013 PD-së i janë paguar 75.808,32 nga buxheti i Malit të Zi, nga të cilat LD në MZ-së është dashur t’i paguhen 40% ose30.323,33 EUR, por i janë paguar vetëm 14.6 00.00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 22.742,5 EUR, por i janë paguar vetëm 14.100,00 EUR. Pra, për vitin 2013, borxhi i PD-së ndaj partnerëve të koalicionit ishte 24.365,83 EUR.

Ngjashëm, në vitin 2014, nga 81.756,00 EUR që i janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, PD-ja i ka paguar LD në MZ-së vetëm 20.000,00 EUR dhe ASH-së vetëm 15.000,00 EUR, duke i mbetur borxh për këtë vit 22.229,2 EUR.

Totali i borxhit të PD-së ndaj partnerëve të koalicionit për 2012, 2013 dhe 2014 është50.527,35 EUR (LDnë MZ-së 30.827,06 EUR dhe ASH-së 19.700,3 EUR).

Të dhënat mbi pagesat dhe borxhet mund t’i shihni edhe në tabelën më poshtë.

VitiI janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të ZiI ka paguar LD në MZ-sëI ka paguar ASH-sëBorxhi ndaj LD në MZ-sëBorxhi ndaj ASH-sëBorxhi total ndaj partnerëve
201211.103,332.400,001.800,002.401,331.531,003.932,33
201375.808,3214.600,0014.100,0015.723,338.642,524.365,83
201481.756,0020.000,0015.000,0012.702,49.526,822.229,2
Totali168.667,6537.000,0030.900,0030.827,0619.700,350.527,35

Vlerat monetare janë në EUR

Sipas këtyre të dhënave, i bie që PD-ja kërcënon të ndërpresë koalicionin me ASH-në që të mos i kthejë borxhin prej gati 20.000,00 EUR dhe të mos i paguajë të ardhurat për vitin 2015, i cili duhet të jetë rreth 30.000,00 EUR. Gjithashtu, sipas burimeve tona, PD-ja e Fatmir Gjekës do të qetësojë Mehmet Bardhin duke i siguruar vendin e deputetit, si dhe duke i premtuar se të ardhurat e vitit 2015 të cilat duhej t’i shkonin ASH-së, këtë vit do t’i paguhen LD në MZ-së.

Të dhënat për pagesat e viteve 2012 dhe 2013 mund t’i shihni online në faqen eDRI-së, në lidhjet e mëposhtme:

http://www.dri.co.me/1/doc/Izvjestaj%20o%20izvrsenoj%20finansijskoj%20reviziji%20Demokratske%20partije%20za%202012.%20godinu.pdf

http://www.dri.co.me/1/doc/Izvjestaj%20o%20reviziji%20Godisnjeg%20finansijskog%20izvjestaja%20Demokratske%20part

Share.