Pazhin: Nuk do të ketë mirëkuptim për ndërtimet ilegale afariste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditë së së sotme në një vizitë pune në Komunën e Ulqinit qëndruan zevendëskryeministri dhe Ministrii Drejtësisë në Qeverinë e Malit të Zi Zoran Pazhin, Ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavle Radulloviq, dhe Ministri i mbrendshëm Mevludin Nuhoxhiq.

Temë e takimit ihte  ehe përgatitja e sezonit turistik, ku ministri radullvoq dhe kryetari Cungu vlerësuan se miratimi i Planit Hapsinor hap dyert për investime kapitale, të cilët do të sjellin në Ulqin edhe agjensinë e njohur turistike TUI.

Me ministrin Nuhoxhiq u bisedua për zgjerimin e pikës kufitare Sukubinë-Muriqan, si dhe hapjen e dy pikëkaëimeve të reja në të ardhmen e afërt. Zevendëskryeministri Zoran Pazhin njoftoi se Qeveria ka vendosur ti japë fund ndërtimeve të paligjshme, dhe se në goditje do të ndodhen fillmisht ata që objektet i kanë ndërtuar për përfitim.

“Potenciali zhvillimior i Ulqinit është në nivel të ulët sa i përket zbatimit, dhe problemi kryesor janë ndërtimet pa leje, të ciët dekurajojnë investitorët  e ligjshëm , të cilëve u krijohet edhe konkurrencë e pandershme”, tha Pazhin, duke shtuar se përgjëgjësi për situatën mbajnë si organet lokale ashtu edhe ato shtetërore.

Pazhin njoftoi se pas miratimit të Planit hapsinor do të ketë mirëkuptim për ata që kanë ndërtuar për të pasur një çati mbi kokë, por jo edhe ata që këto ndërtime i kanë për biznes.

Share.