Paul Ryan mbështet Donald Trumpin për president

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Paul Ryan, i cili është njëkohësisht edhe republikani me postin më të lartë aktualisht në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar të enjten se do të votojë për kandidatin republikan për president të SHBA’së, Donald Trump. Ryan shkruan se nëse Shtëpia e Bardhë do të udhëhiqej nga kandidatja demokrate Hillary Clinton, kjo do të thotë favorizim edhe për 4 vite të tjera të miqve liberalë dhe një qeveri që do të shërbente më shumë për vetveten, sesa për popullin.

“Nuk është sekret tashmë që ai dhe unë kemi dallime. Nuk mund të pretendoj të kundërtën. Dhe kur ta shoh të nevojshme, unë do të vazhdoj të flas sipas asaj që mendoj unë. Por, realiteti është se, për çështje që përbëjnë edhe axhendën tonë, ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa mosmarrëveshje”, argumentoi Ryan.

Share.