PASTROHET BREGDETI RRETH KALASË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me NP Veprimtaritë Komunale, zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte pranë komunës së Ulqinit, klubit të zhytësve “D’ulcinium” me pjestarë të klubit të zhytësve “Peja” dhe “Kosova” nga Kosova, si dhe me pronarët e anijeve “Teuta” dhe “Suka” realizuan aksionin e pastrimit në pjesën bregdetare rreth kalasë së Ulqinit, si dhe heqjen e kontenierëve të mbeturinave në pjesën mes të gadishullit Suka dhe plazhit të ish hotelit Galeb. Mbeturina këto të cilat kanë dy vite që qëndrojne aty. Të gjithë të kyçurit në këtë aksion bëjnë apel tek qytetarët e posaçërisht tek banorët e kalasë që të jenë të kujdesshëm me hedhjen e mbeturinave.

Share.