Pas skandalit me inspektorë, ministri Radulloviq jep dorëheqjen

0

Ministri i turizimit dhe i zhvillimi të qëndrueshëm në Qeverinë e Malit të Zi , Pavle Radulloviq, ka dhënë sot dorëheqjen pas skandalit të publikuar në televizioninVijesti, ku shihen dy inspektorë të ndërtimit duke marrë ryshfet nga një investitor në Budva. Radulloviq tha se dorëheqja e tij vjen si rezultat i qëndrimit të ndërgjegjshëm që ka ndaj punës. Në lidhje me korrupsionin brenda ministrisë, Radulloviq tha se me masa disiplinore kanë tentuar ta çrrënjosin këtë dukuri por siç duket kanë dështuar.

Share.