Pas 400 vjetësh, formalisht varroset shkrimtari Cervantes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spanja ka organizuar një varrim formal për shkrimtarin më të madh të saj, Miguel de Cervantes, afro 400 vjet pas vdekjes së tij, duke e zbuluar përmendoren, në të cilën aktualisht mbaheshin copa të eshtrave të pavarrosura, ku besohet se përfshihen edhe ato të autorit të “Don Kishotit”. Kryetarja e qytetit të Madridit, Ana Botella, ka vendosur kurorë dafinash në pjesën e poshtme të monumentit në një manastir të Madridit, gjatë ceremonisë së zbulimit, ku përfshiheshin edhe nderimet ushtarake, pasi Miguel de Cervantes, që konsiderohet Shekspiri i letërsisë spanjolle, po ashtu, ishte ushtar i Spanjës. Eshtrat janë gjetur sivjet nga ekspertët pas kërkimit gati njëvjeçar në një manastir, ku thuhej se Cervantesi ishte varrosur në vitin 1616.Në muajin janar, arkeologët thanë se kishin gjetur pjesë të arkivolit me inicialet “M.C” dhe eshtra. Ata konkluduan se ishin të shkrimtarit, bile edhe pa dëshmi përfundimtare, raporton AP nga Madridi.Zonja Botella tha se monumenti i zbuluar paraqet një borxh shumë të gjatë ndaj shkrimtarit Cervantes dhe kulturës spanjolle.“Tash ne mund të themi, Miguel – misioni është kryer”, tha ajo.

Share.