Partitë politike deri tani kanë shpenzuar mbi 1 milion euro në reklamim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia për parandalimin e korrupsionit ka regjistruar në periudhën prej 15 gushtit deri me 23 shtator 1740 reklama zgjedhore të partive politike, nga të cilat 1.678 janë transmetuar në televizion, ndërsa 62 në mediat e shkruara. Sipas analizës së gazetës Pobjeda, partitë politike  deri më tani kanë shpenzuar më shumë se një milion euro për reklama.

Kryetari i Agjensisë Sreten Radonjiq tha se shifra e saktë nuk mund të llogaritet por sipas çmimeve dhe analizave të mëparshme të kryera nga Qendra për Tranzicion Demokratik, kjo shifër duhet të jetë më e madhe se gjysëm milioni euro. Në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për reklamim nëpërmjet rrjeteve sociale, si Google dhe You Tube, në çka mendohet se janë shpenzuar rreth 400,000 euro.

Sipas të dhënave të gazetës Pobjeda, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka pasur më së shumti reklama, 920,  e ndjekur nga Frontit Demokratik me 547, Demokratët me 274, Çelësi 137 dhe Partia Socialdemokrate me 122 reklama. Më së pakti është reklamuar Mali i Zi Pozitiv me gjithsej 17 reklama.

Share.