Partitë e pakicave të hënën fillojnë bisedimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Boshnjake, Iniciative Qytetare Kroate dhe Forca, të hënën do të fillojnë konsultimet për platformë të përbashkët me të cilën ato do të dalin para subjekteve të tjera politike, deklaroi kryetari i Partisë Boshnjake Rafet Husoviq.

Ai shtoi se bashkëpunimi në mes tyre në 4 vitet e fundit ka qenë i sukseshëm, si në Kuvend ashtu edhe në institucione, dhe kjo paraqet themel të shëndosh për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Husoviq tha se në platformë do të ndodhen qëllimet kryesore programore të secilës prej këtyre subjekteve të cilat ato i kanë shpalosur gjatë fushatës zgjedhore.

Share.