Partitë e pakicave të gatshme për dialog me opozitën

Partitë e pakicave të gatshme për dialog me opozitën

0

Partitë e pakicave janë të gatshme për dialog me partitë politike opozitare, por bisedimet mund të zhvillohen vetëm në Kuvendin e Malit të Zi, është kumtuar pas takimit të përfaqësuesve të këtyre partive me drejtorin e zyrës për Evropën juglindore në departamentin e shtetit amerikan, Metju Pallmer. Me Pallmer kanë biseduar përfaqësuesit e Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, Forcës Nazif Cungu, Iniciativës qytetare Kroate Maria Vuçinoviq, Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe përfaqësuesin e Alternativës shqiptare Gjergj Camaj

. Nga këto parti, pas takimit është kumtuar se përfaqësuesit e partive të pakicave edhe një herë kanë thënë se fuqishëm janë orientuar për integrime euroatlantike të Malit të Zi dhe kanë treguar për kontributin e madh të popujve pakicë në këto procese. Ata kanë theksuar se ky kurs me siguri nuk do të ndryshojë dhe se të gjitha subjektet politike në Mal të Zi, që angazhohen për këto vlera, do të kenë përkrahje të plotë të partive të pakicave. Përfaqësuesit e partive të pakicave kanë treguar gatishmëri për dialog me partitë opozitare, gjithsesi vetëm pas kthimit paraprak të opozitës në ulëset e Kuvendit, ku është i mundshëm ky dialog, thuhet në kumtesë.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter