Participim 50/50

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së shpejti do të fillohet aplikimi për asfaltimin e rrugëve në komunën e Ulqinit me pjesëmarrje 50/50 .
“Kjo është një praktikë që e kemi aplikuar edhe më herët dhe ka pasur efekt, kështu që do të fillojmë përsëri të realizojmë asfaltimin e rrugëve në komunën e Ulqinit “- deklaroi sekretari për veprimtari komunale Avdullah Dervishi.
“Qytetarët duhet të sjellin kërkesën në adresë të sekretariatit për veprimtari komunale dhe pastaj të bëhet vlerësimi nga komisioni përkatës .
Qytetarëve ju mundësohet që të marrin pjesë me mjete 50 % ,nga shuma totale,pjesën tjetër e mbulon komuna” u shpreh Dervishi.

Share.