Partia Socialdemokrate paralajmëron padi ndaj ministrit Hrapoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Socialdemokrate në fillim të javës së ardhëshme do të paraqesë padi ndaj ministrit të shëndetësisë , Kenan Hrapoviq, me arsyetimin se ekzistojnë dyshime për nxjerrje të mjeteve financiare nga Fondi shëndetësor dhe orientim të tyre drejt klinikës private “Kodra”, njoftoi nënkryetari i kësaj partie Rashko Konjeviq. Sipas tij, dyshimet kanë për bazë edhe stilin e jetesës së ministrit Hrapoviq. Konjeviq i bër thirrje ministrit që të tregojë nëse shtëpia në Dinoshë, e evidentuar në emër të dikujt tjetër, është apo jo e tij, dhe nëse po të tregojë se si e ka fituar. Ai gjithashtu ftoi Prokurorinë Speciale që të hetojë shpërndarjen e gati 1 milionë eurove drejt sektorit joqeveritar. Konjeviq njoftoi se nga Fondi shëndetësor klinikës “Kodra” i ka paguar gati 6 milionë euro për trajtimin e 4.318 pacientëve, çka është gati tre herë më shumë se në spitalet e shtetit. Hrapoviq nga ana e tij i mohoi akuzat dhe ftoi organet kompetente që të fillojnë hetimet në mënyrë që të largohen dyshimet nga emri i tij. Ai akuzat  Konjeviq i karakterizoi si të pabaza, të qëllimshme dhe me prapavijë politike.

Share.