Partia Demokratike ka borxhe financiare ndaj Alternatives Shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Debatat e ashpra,  mosmarrëveshjet  dhe shkëputjet e paralajmëruara te koalicionit te Partise Demokratike me Alternativën Shqiptare,  nuk është posti i deputetit Nik Gjeloshaj por obligimet finaciare që sipas marrëveshjes i takojnë subjektit nga Malësia. Sipas portalit lajm.me, Partia Demoktarike e Fatmir Gjekës, ku arrijnë mjetet nga buxheti i kuvendit, është e detyruar që ti kalojë mjetet mujore Alternativës Shqiptare  të cilat janë grumbulluar në shumën e 20.000 € te  pa paguara. Dhe kjo është arsyeja kryesore e përçarjes sipas këtij burimi. PD-ja ka paralajmëruar që në mbledhjen e ardhshme do të marrin vendimin për ndërprerjen e koalicionit me ASH-në, gjë që do rezultojë me faktin se mjetet që i takojnë subjektit nga Malesia, do mbesin në xhiro llogarinë e PD-së, që deri ne fund te mandatit logariten te vinë afër 50.000€ shtesë.

Share.