Partia Boshnjake: Ibrahimoviq në krye të listës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Këshilli Qendror i Partisë Boshnjake i mbajtur në Rozhajë miratoi programin zgjedhor dhe listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lista zgjedhore do të quhet Partia Boshnjake-Rafet Husović- Forca jonë, kurse në kryetë saj do të jetë Ervin Ibrahimoviq, konsulli i Malit të Zi në Gjermani. Në vend të dytë, tretë dhe të katërt janë caktuar Nexhat Dresheviq, Reshad Sijariq dhe Kenana Strujiq.  “Fushata për zgjedhjet e ardhshme do të jetë një mundësi e mirë për të promovuar punën dhjetë vjeçare të Partisë Boshnjake , e cila ishte pjesë e proceseve të rëndësishme sociale që mundësoi kyçjen në to të faktorit bosnjak. Partia Boshnjake do të udhëheq një fushatë pozitive dhe serioze e cila do të bazohet në politikën  kombëtare dhe çështjet ekonomike, dhe do tu ofrojë qytetarëve zgjidhje reale dhe konkrete “, u kumtua nga kjo parti.

Share.