Partia Boshnjake: Biseda vetëm me PDS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbledhja e Këshillit Qendror të Partisë Boshnjake në të cilën do të miratohet platforma e pakicave është planifikuar të mbahet gjatë fundjavës,, thonë burime  të gazetës Pobjeda pranë kësaj partie.

Ata thonë se pavarsisht ofertës së re të opozitës , sipas së cilës boshnjakëve u ofrohet ta formojnë qeverinë të vetëm, bisedime do të bëhen vetëm me Partinë Demokratike të Socialistëve , kurse kontaktet e kryetarit të Plavës Orhan Shahmanoviq me pjestarë të opozitës i cilësuan si çështje private. Gjithashtu, nga kjo parti thonë se përveç deklaratave në media, nuk kanë pasur iniciativë zyrtare  nga opozita për bisedime eventuale.

Share.