Parregullësi para sezonit turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jemi në fillim të muajit qershor, në fillim të një muaji ku përgaditjet për pritjen e fillimit të sezonit turistik në komunën e Ulqinit tashmë nga qytetarët janë në përfundim. Nga udhëheqësit zyrtar të komunës së Ulqinit flitet për shifra krahasuese që ky sezon turistik ka filluar me rritje në 15 % më mirë se vitin e kaluar. Kjo është pozitive. Të gjithë presim një rritje të numrit të turistëve, por nuk duhet të mbyllim sytë edhe në mangësit dhe problemet që i lëmë pa prekur. Pjesa e Valdanosit është pjesë atraktive, e në hyrje të jepet një pasqyrë e mbeturinave nuk jep imazhin e mirë të një qyteti bregdetar. Aty ku edhe bëhen ecje për një frymemarrje më të lehtë të thithesh ajrin e mbeturinave. Ku është faji, tek organet përkatëse apo tek ne qytetarët!? E mesiguri që është një faj i përbashkët. Nëse një tabelë shkruhet që është rreptësisht e ndaluar hedhja e mbeturinave pse duhet të hedhim mbeturina. Dihet se Valdanosi gjithmonë është vizituar edhe nga turistë të huaj e jo vetëm vendas e shqiptarë.
E për të vazhduar me tej edhe pse gjatë stinëve të tjera të vitit semaforët kanë qenë një problem i përhershëm, po duket se ky problem vazhdon edhe në fillim të këtij sezoni turstik. Është folur që për rinovim të këtyre semaforave mund të shkojë deri në 30 000 euro, edhe folur që në vend të tyre të bëhet unazë, por as njëra e as tjetra. Nëse për një komune janë të mëdha shifrat 30 000 euro për të rregulluar një komunikacion , për qytetarët në tollovitë dhe në fluksin e madhë që sjell vera edhe 30 euro janë me të mëdha për këtë buxhet dhe këtë krize ekonomike.
Të gjithë i shohim gabimet vetëm me syrin ton, ne i prekëm me syrin e kamerës, ndoshta e pa nevojshme të merren deklarata nga organe kopetente kur përgjigjet janë gjithmonë të njëjta që në fund të këtij apo atij sezoni do të rregullohen shumë gjëra, mirëpo sezonat kalojnë e problemet sa vijnë e zmadhohen.

Share.