Parqet Kombëtare: 4% më shumë turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parqet Kombëtare të Malit të Zi që nga fillimi i këtij viti deri më tani janë vizituar nga 318,646 turistë, çka përbën një rritje prej katër për qind në krahasim me vitin e kaluar kur po ashtu janë shënuar vizita rekord.  Numri më i madh i adhuruesve të natyrës dhe pushuesve aktiv dhe këtë vit vendosi të qëndrojë në Parkun Nacional Durmitor.

Që nga fillimi i vitit deri tani, 131,004 vizitorë janë regjistruar në këtë zonë të mbrojtur natyrore. Parku i Llovqenit këtë vit tërhoqi 89,497 vizitorë, që është rreth 12% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa Liqenin i Shkodrës u vizitua nga 66,672 turistë, që është rreth 4,000 më pak se vitin e kaluar. Nga Parqet Kombëtare janë të kënaqur me rritjen e numrit të turistëve, kurse për periudhën e ardhshme është planifikuar të punohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, si për dimër ashtu dhe për sezonin turistik veror.

Share.