Parlamenti i Malit të Zi shkruan historinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq, në konferencën për gazetarët pas seancës se Parlamentit  ndërkombëtar për tolerancë dhe paqe, ka theksuar se “sot Parlamenti i Malit të Zi shkruan historinë “. Ai i ka falënderuar miqtë nga e tërë Evropa dhe Bota, të cilët siç ka theksuar, kanë ndihmuar dhe mundësuar që të pasurohet historia edhe ashtu e begatë e parlamentarizmit malazez. Çdo shtet, siç ka theksuar, është po aq e pasur sa është e pasur me miq në Europë dhe në mbarë botë .Kryetari i Këshillit global për paqe dhe tolerancë Ahmad Mohamed Allxharvan, ka kumtuar se në emër të ekipit të vet është mirënjohës për mikpritjen dhe organizimin e këtij evenimenti. Ai ka shtuar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me kryetarin Beçiq, ekipin e tij, me parlamentin dhe me Malin e Zi.

Share.