Papa në Hungari, do të takohet me Orban

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Papa Françesku do të takohet me kryeministrin populist hungarez Viktor Orban gjatë një ndalese të shkurtër në kryeqytetin Budapest.

Takimi pritet të nxjerrë në pah dallimet midis pikëpamjeve të Papës dhe politikave nacionaliste dhe anti-emigrante të Orban.

Papa pastaj do të kalojë tre ditë në Sllovaki, ku do të takojë anëtarët e komuniteteve hebraike dhe rome.

Ky është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga operacioni në fillim të këtij viti.

Papa ka kritikuar më parë udhëheqësit politikë që u përpoqën të ngrenë barriera për të mbajtur emigrantët jashtë, dhe në vitin 2019 dhuroi para për të ndihmuar emigrantët në Meksikë që kërkojnë të arrijnë në kufirin amerikan.

Në Budapest, Papa do të drejtojë meshën si pjesë e një ngjarjeje katolike një javore në qytet.

Share.