Panelet solare në Mal të Brisë në qendër të vemendjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurimi publik për ndërtimin e paneleve solare në Mal të Brisë ka ngjallur një konflikt të pazakontë në mes Qeverisë dhe kompanisë deri tani të preferuar në prokurimet publike, Bemax. Kjo e fundit nga opozita cilësohet si kompani e cila dekadën e fundit ka përfituar mjete kolosale nga prokurimet publike, pasi sipas tyre ka qenë e priviliegjuar duke qenë se udhëhiqet nga njerëz të partisë në pushtet. Bemax është pjesë e konzorciumit Montesolar e cila është diskulifikuar nga prokurimi për shkaqe se nuk i plotësonte kushtet e parapara, çka nga kjo kompani është cilësuar si tendencioze dhe e paligjshme, si dhe kanë kërkuar largimin e ministres Dragica Sekuliq nga vendi i kryetares së komisionit për vlerësimin e ofertave. Nga Qeveria megjithatë kanë hedhur poshtë çdo pretendim dhe kanë shprehur vendosmërinë që procedura duhet të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Share.