Panairi i turizmit ne Novi Sad

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eshte duke u mbajtur Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad, i 48 me radhe.

Këtë vit Mali i Zi ka fituar statusin e shtetit partner të panairit të Novi Sadit, kështu që Organizata Nacionale e Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit, Ambasadën e Malit të Zi në Sërbi, dhe bashkë me organizatat lokale po prezantojnë ofertën turistike të vendit si për sezonin e ardhshëm dimëror por edhe veror për vitin 2016.  Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në Novi Sad për të tretën herë me një materijal propagandues që i ofrohet të gjithë vizitorëve.  Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad promovon destinacionet dhe klasteret aktuale turistike, turizmin shëndetësor, rural, qytetar dhe eko turizmin.  Panairi tjeter i madh në Sërbi ku Organizata Turistike planifikon pjesëmarrjen është panairi i Beogradit në vitin 2016.

Share.