Pallmer: Përkrahje e pa rezervë e SHBA për Malin e Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

SHBA përkrahin pa rezervë Malin e Zi në rrugën evropiane dhe euro atlantike dhe e vlerësojnë kontributin e dhënë për zhvillimin e stabilitetit rajonal dhe paqes në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar zëvendësi i ndihmësit të sekretarit shtetëror amerikanë Metju Pallmer. Pallmer i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi ka theksuar në takimin me nënkryetarin e Qeverisë Dritan Abazoviq se tranzicioni politikë është çështje fondamentale në zhvillimin e çdo shoqërie demokratike.

Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi është vend i besueshëm i NATO Aleancës, kurse mbështetja e SHBA-së është me rëndësi të madhe në procesin e mëtejmë të demokratizimit . “Institucionet e forta demokratike dhe stabiliteti rajonal janë prioritet i punës së kësaj Qeverie” , ka theksuar Abazoviq.

Ai ka shtuar se Mali i Zi kultivon diversitetin multi etnik dhe multi fetarë , si dhe vlerat e shtetit demokratik , promovon vlerat evropiane dhe se si shembull në rajon jep kontribut të madh në bashkëpunimin dhe dialogun brenda rajonit.

Share.