Pakënaqësia me punën e Qeverisë, pasojë e masave shtrënguese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anketimi i fundit i shoqatës CEDEM i cili tregon se të kënaqur me punën e Qeverisë janë vetëm 28% e qytetarëve, është pasojë e masave shtrënguese të paralajmëruara, por edhe administratës joefikase dhe të paharmonizuar si duhet në punën e tyre, thonë nga sektori civil. Numri i të kënaqurve me punën e Qeverisë është shumë më i ulët në krahasim me anketimin e kryer në vitin 2014 kur të kënaqur me punën e Qeverisë ishin 45 % e qytetarëve.

Dalibroka Uljareviq nga Qendra për arsimim qytetar shpreh mendimin se kjo është pasojë e kuadrove të cilët në Qeveri kanë ardhur për merita poltike dhe nuk kanë harmonizimin e duhur. Ekonomisti Predrag Drecun thotë se arsyeja kryesore janë masat shtrënguese jopopullore të cilat gjithmonë kanë efekt negativ në popullaritetin e Qeverisë, sidomos në fillim të mandatit.

Share.