Pajoviq: Ulqini është qyteti me potencialin më të madh në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviq, qëndroi dje për vizitë në Ulqin ku u takua me zyrtarët më të lartë të Komunës, me të cilët vizitoi edhe Kriporen e Ulqinit. Gjatë kësaj vizite Pajoviq theksoi nevojën e revitalizimit të ekonomisë së Ulqinit, si qytetin me potencialin mët ë madh në Mal të Zi, dhe që fatkqësisht është lënë pas dore. Pajoviq tha se Kriporja tashmë është çështje me rëndësi kontinentale dhe mbrojtja e saj kërkon kyçjen e faktorit ndërkombëtar.

Pas Kripores, Pajoviq dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi Pozitiv , në hotelin Otrant mbajtën një tribunë për qytetarët. Në takim Pajoviq u treguar kritik ndaj konceptit neoliberal ekonomik që Qeveria e Malit të Zi ka ndjekur dekadën e fundit, dhe theksoi nevojën e ndryshimit të politikës ekonomike të vendit. Ai njëkohësisht ofroi përkrahje për politikën e jashtme që ndjek Mali i Zi , duke e quajtur atë si të drejtë dhe në të mirë të interesave të vendit.

Share.