Pajoviq: Do të kemi reultata më të mirë se në zgjedhjet e kaluara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Malit të Zi Pozitiv, Darko Pajoviq, beson se partia e tij do të arrijë një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare më 16 tetor se në zgjedhet e vitit 2012. Pajoviq dha vlerësim se Malin e Zi  Pozitiv aktualisht e mbështesin pesë deri gjashtë për qind.

“Ne jemi duke udhëhequr një fushatë intensive dhe të sinqertë me qëllim që të forcojmë mbështetjen që marrim nga qytetarët. Qëllimi është që të tejkalojmë suksesin elektoral në vitin 2012 “, theksoi ai. Avantazh i Malit të Zi Pozitiv në lidhje me konkurrencën politike, thotë ai, është se ata janë partia e vetme që ka sjellë ndryshime të konsiderueshme politike në Mal të Zi pas 27 vitesh.

Share.